Foto/ Vijon aksioni i pastrimit në Berat, ndërhyrje në disa lagje

TIRANË, 29 gusht/ATSH/ Pastrimi i hapësirave publike nga mbetjet urbane dhe inerte është shndërruar në një prej prioriteteve kryesore të qeverisjes vendore në gjithë vendin.

Në Berat po vijon me intensitet aksioni i pastrimit, i cili ditën e sotme është shtrirë në disa lagje të qytetit.

“Të pastrojmë dhe të mbajmë pastër. Lagjja “Jani Vruho”, “Çlirim”, “Mangalem”, “Donika Kastrioti”, “Kushtrim” etj, janë duke përfunduar”, u shpreh sot kryetari i bashkisë Berat, Ervin Demo.

Ai theksoi se bashkia është në punë dhe së shpejti do të ndërhyhet edhe në lagje të tjera.

Në një aksion pastrimi që ka nisur tashmë në gjithë vendin, deri tani janë pastruar tonelata me mbetje, edhe pse kjo mbetet një sfidë e vazhdueshme për qeverisjen lokale dhe komunitetin.

/m.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.