Agjencia Telegrafike Shqiptare

FORMULA 1 – Ocon pjesë e Renault sezonin e ardhshëm

PARIS, 29 gusht /ATSH-AA/ – Piloti francez Esteban Ocon do të rikthehet në Formula 1 sezonin e ardhshëm me ekipin e “Renault”.

Renault sot tha se me 22-vjeçarin Ocon ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare. Ai do të garojë së bashku me pilotin australian Daniel Ricciardo, ndërkaq piloti gjerman Nico Hulkenberg humbi vendin e tij.

Ocon më parë ishte pilot rezervë në Renault në vitin 2016, kur ai hyri në F1 me ekipin “Manor Racing”.

“Jam shumë i lidhur me këtë ekip dhe të gjithë ata që punojnë këtu. Këta janë ata që hapën dyert e këtij sporti të nivelit të lartë për mua”, tha Ocon.

“Jam i kënaqur që një ekip me ambicie të mëdha më ka besuar mundësinë për të demonstruar edhe njëherë aftësitë e mia në nivelin më të lartë të F1. Kjo është një përgjegjësi të cilën e mora shumë seriozisht”, tha ai. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version