Ambasada e SHBA-së: Sigurohuni të mos e tejkaloni afatin e vizave

TIRANË, 29 gusht /ATSH – I. Vata/ –  Ambasada e Shteteve të Bashkuara këshilloi sërish qytetarët shqiptarë të respektojnë kushtet e vizës amerikane gjatë qëndrimit atje.

Ambasada thekson se përfituesit e vizës nuk duhet të tejkalojnë afatet e saj.

“Është shumë e rëndësishme që t’i përmbaheni kushteve të vizës tuaj. Nëse ju i thoni oficerit konsullor që do të qëndroni për dy javë në SHBA, ju nuk mund të qëndroni gjashtë muaj. Në pikën e hyrjes në SHBA, oficeri i imigracionit do të shënojë në pasaportën tuaj se sa kohë mund të qëndroni – sigurohuni të mos e tejkaloni!”, theksoi ambasada amerikane. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.