Vokshi: Provat e PD-së, Kajmaku të japë dorëheqjen

TIRANË, 28 gusht /ATSH – I. Vata/ – “Pavarësisht fakteve të PD-së, Agim Kajmaku akoma nuk ka dhënë dorëheqjen”, deklaroi sot ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi.

Në një deklaratë për mediet sot në selinë e PD-së, Voshi shprehet se “Partia Demokratike ka publikuar fakte të pakontestueshme se Agim Kajmaku, kandidati për bashkinë e Vorës, është arrestuar në Greqi në janar 2003, duke tentuar të bëjë biznes fidanësh me para të falsifikuara.

“PD ka treguar vendimin e Prokurorisë dhe Gjykatës së Janinës, që konfirmon se Agim Kajmaku me emrin Jorgo Toto është në kërkim në shtetin grek. Me dokumente të pakontestueshme, të nxjerrë nga sistemi TIMS, Partia Demokratike ka provuar përtej çdo dyshimi, se Jorgo Toto, i arrestuar në Greqi, është Agim Kajmaku”, tha ajo. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.