Sarandë/ Drejt përfundimit projekti për furnizimin me ujë të pijshëm të dy lagjeve

TIRANË, 28 gusht /ATSH/- Drejt përfundimit projekti për furnizimin me ujë të pijshëm të lagjeve “Lugu i Dardhës” dhe “Baba Rexhepi”, në qytetin e Sarandës.

Në kuadër të programit për “Investimet Prioritare me Impakt në Turizëm” kjo ndërhyrje do të përmirësojë cilësinë e ujit të pijshëm, rritjen e sasisë së furnizimit duke i dhënë një zgjidhje përfundimtare mungesës për ujë në këto zona të qytetit, si dhe do të përmirësohet cilësia e tij, duke ndikuar kështu në përmirësimin e shëndetit publik.

Tashmë për 17.000 banorë të këtyre dy lagjeve do të sigurohet furnizim me ujë 24/7 si dhe siguri për cilësinë, bazuar në aspektet e parametrave kimike dhe fiziko-bakteriologjike, sipas udhëzimeve të BE-së.

Me standardet më bashkëkohore dhe moderne ka përfunduar: Ndërtimi i stacionit të pompimit, depos dhe rrjetit elektrik për furnizimin e depos 2000 m³ të Lugut të Dardhës, Sarandë.

Për të përmirësuar kështu kushtet bazë të jetesës për banorët, por edhe për vizitorët gjatë sezonit turistik. /e.xh/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.