Sanchez është i “Interit”, pritet sot në Milano

TIRANË, 28 gusht/ATSH/- Alexiz Sanchez është një lojtari i “Interit”. Zikaltërit kanë arritur marrëveshjen me “Manchester United” për sulmuesin amerikano latin.

Sanchez pritet të mbërrijë sot në Milano, për të kryer vizitat mjekësore dhe për të firmosur kontratë me “Interin”. Mes dy klubeve është arritur një marrëveshje huazimi.  Klubi italian pritet të paguajë 4-5 milionë euro, ndërsa pjesën tjetër të pagës do e paguajë vetë “United”. BBC ka bërë me dije se “Inter” do i paguajë “United” 175 mijë paund në javë për pagën e Sanchez, teksa 225 mijë të tjera do i paguajë vetë klubi anglez.

Në fund të qershorit të vitit 2020, “Inter” ka të drejtë të blejë Sanchez, por ende nuk dihet një shifër konkrete, që është arritur marrëveshja. /j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.