Maliq/ Vijon përmirësimi i infrastrukturës në çdo njësi administrative

TIRANË, 28 gusht/ATSH/ Bashkia e Maliqit po vijon ndërhyrjet për përmirësimin e infrastrukturës në çdo njësi administrative.

Duke iu referuar punëve që po kryhen në njësinë administrative Pojan, kryetari i bashkisë Maliq, Gëzim Topçiu u shpreh se “në fshatin Plasë po vazhdon hedhja e shtresës së asfaltit në rrugën kryesore”.

Po ashtu, sipas tij, “po bëhet edhe rehabilitimi i lapidarit të po këtij fshati”.

“Po bëhet pastrimi i varrezave në fshatin Pendavinj. Në fshatin Pojan po bëhet riparimi i disa rrugëve të dëmtuara. Çdo ditë duke punuar”, tha ai.

/m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.