LONDËR – Johnson njofton pezullimin e Parlamentit deri më 14 tetor

LONDËR, 28 gusht /ATSH-AFP/ – Kryeministri britanik, Boris Johnson njoftoi sot se Parlamenti do të pezullohet nga java e dytë e shtatorit deri më 14 tetor, rreth dy javë nga data e parashikuar e Brexit më 31 tetor.

“Deputetët do të kenë kohë të mjaftueshme për të debatuar”, shtoi ai në një deklaratë për televizionin Sky, ndërkohë që ky pezullim ka çuar në rënien e stërlinës dhe është dënuar nga opozita si një mënyrë për të penguar deputetët të ndalojnë Një Brexit pa marrëveshje më 31 tetor./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.