TIRANË, 28 gusht /ATSH/- Në tregun e këmbimit valutor vendas, të mërkurën, leku u zhvlerësua ndjeshëm në raport me monedhën e përbashkët europiane euro dhe dollarin amerikan.
Me afrimin e fundit të sezonit turistik, në këto ditë të fund gusht euro po rikuperon pozitat duke u këmbyer mbi 122 lekë, gjysmë pikë më shumë se një ditë më parë. Gjithashtu edhe dollari amerikan u këmbye në nivelin e 109,99 lekëve, rreth 0,65 lekë më shumë se një ditë më parë.
Paundi britanik u rrit me 0,4 lekë, duke u kuotuar në nivelin e 134,3 lekëve. Rritje njohu edhe Franga Zvicerane, ku sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, këmbehet sot me 112 lekë, 0,45 lekë më shumë.
Që nga fillimi i vitit deri në 27 gusht, kursi mesatar i euros është 123,3 lekë, nga 127,6 lekë që është mesatarja e 2018-s, me një nënçmim prej 4.3 lekësh. /e.xh/j.p/
Monedha Kryesore | Lekë për njësi të monedhës së huaj | |||
---|---|---|---|---|
Dollar Amerikan | USD | 109.99 | +0.65 | |
Euro | EUR | 122.03 | +0.54 | |
Poundi Britanik | GBP | 134.33 | +0.41 | |
Franga Zvicerane | CHF | 112.06 | +0.45 | |
Jeni Japonez (100) | JPY | 104.00 | +0.61 | |
Dollari Australian | AUD | 74.14 | +0.22 | |
Dollari Kanadez | CAD | 82.71 | +0.06 | |
Korona Suedeze | SEK | 11.36 | 0.00 | |
Korona Norvegjeze | NOK | 12.19 | +0.03 | |
Korona Daneze | DKK | 16.36 | +0.07 | |
SDR | SDR | 150.89 | +0.84 | |
Ari(OZ 1) | XAU | 169571.58 | +2,119.86 | |
Argjend(OZ 1) | XAG | 2021.62 | +82.60 | |
Juani Kinez (onshore) | CNY | 15.36 | +0.10 | |
Juani Kinez (offshore) | CNH | 15.34 | +0.10 | |
Lira Turke | TRY | 18.97 | +0.20 |