ANKARA – Turqia dhe Meksika nisin bisedimet për marrëveshje të tregtisë së lirë

ANKARA, 28 gusht /ATSH-AA/ – Turqia dhe Meksika kanë rënë dakord javën e kaluar për rinisjen e negociatave për Marrëveshje të Tregtisë së Lirë, njoftoi Bordi i Marrëdhënieve të Jashtme Ekonomike të Turqisë (DEIK).

Sipas një deklarate të lëshuar nga DEIK, zëvendësministrja turke e Tregtisë, Gonca Yilmaz Batur, duke folur në Seminarin e Tregtisë dhe Investimeve Turqi-Meksikë, ka thënë se “një takim dypalësh i realizuar me nënsekretaren e Tregtisë së Jashtme të Meksikës, Luz Maria de la Mora ka qenë shumë i frytshëm”.

Batur ka shprehur shpresën e saj se “marrëdhëniet tregtare dhe ekonomike midis dy vendeve nëpërmjet punës së përbashkët do të arrijnë një nivel që përputhet me potencialin e vërtetë”.

“Vëllimi i tregtisë midis vendeve tona tejkaloi shifrën 1,2 miliard dollarë në vitin 2018”, ka thënë Batur.

“Gjysma e parë e vitit 2019 gjithashtu tregoi një trend të ngjashëm në tregtinë tonë dypalëshe. Eksportet në Meksikë arritën në 287,4 milionë dollarë, ndërsa importet nga Meksika në 276,1 milionë dollarë”, ka shtuar zëvendësministrja turke. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.