TURQI -Erdogan nis vizitën zyrtare në Rusi

STAMBOLL, 27 gusht /ATSH-AA/- Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan është nisur për një vizitë pune njëditore në Rusi.

Në një njoftim për shtyp nga llogaria në Twitter e Presidencës lidhur me vizitën thuhet se Erdogan në kuadër të vizitës do të takohet me presidentin e Rusisë Vladimir Putin, dhe se dy liderët do të kryesojnë takimet mes delegacioneve.

Në bisedime parashikohet se do të diskutohet në të gjitha aspektet mbi marrëdhëniet dypalëshe Turqi-Rusi, si dhe do të shkëmbehen pikëpamjet rreth disa çështjeve ndërkombëtare dhe atyre rajonale kryesisht për Sirinë.

Gjithashtu në vizitën e tij njoftohet se presidenti Erdogan do të marrë pjesë edhe në hapjen e Ekspozitës Ndërkombëtare të Aviacionit dhe Hapësirës MAKS-2019, e cila është një nga aktivitetet kryesore në botë në këtë fushë.

Së bashku me presidentin Erdogan drejt Rusisë udhëtojnë edhe ministri i Jashtëm, Mevlut Çavuşoglu, ministri i Mbrojtjes Hulusi Akar, ministri i Industrisë dhe Teknologjisë, Mustafa Varank dhe ministri i Thesarit dhe Financave, Berat Albayrak.  /os/j.p/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.