Rritet me 25,6% volumi i mallrave të përpunuara në porte gjatë korrikut

TIRANË, 27 gusht /ATSH/- Transporti detar i mallrave po shënon rritje të vazhdueshme nga muaji në muaj.

Sipas të dhënave nga INSTAT, volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte, në muajin korrik 2019 shënoi 406 mijë tonë, duke u rritur 25,6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018.

Në 7-mujorin 2019, volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte është 2,6 milionë ton, duke u rritur me 15,6 % krahasuar me vitin 2018.

INSTAT bën të ditur se, në Korrik 2019, vlera e mallrave të tregtuara (eksport dhe import) është 87 miliardë lekë dhe 52,7 % e tyre u transportua me det.

Ndërsa si shtatëmujor i vitit 2019, vlera e mallrave të tregtuara (eksport dhe import) arrin në 557 miliardë lekë dhe 52,4 % e tyre u transportua me det.

Në korrik 2019, mallrat e eksportuara me det zënë 59,2 % të totalit të eksporteve. /e.xh/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.