OKB – Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe i kërkojnë Koresë së Veriut të negociojë me SHBA-në

NJU JORK, 27 gusht /ATSH-DPA/ – Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe i kërkuan sot Koresë së Veriut të negociojë me SHBA-në duke dënuar njëkohësisht testet e fundit me raketa balistike.

“Ne ripërsërisim dënimin kundër lëshimeve të tilla të vazhdueshme provokuese, që shkelin Rezolutat e Këshillit të Sigurimit në OKB”, theksuan tre kombet në një deklaratë të publikuar nga zëvendësambasadori gjerman në OKB, Jurgen Schulz.

Deklarata u vijua nga një takim i Këshillit të Sigurimit në OKB, të kërkuar nga këtë tre vende, në lidhje me Korenë e Veriut.

Vendet i bënë thirrje Koresë së Veriut që të angazhohet në negociata kuptimplotë me SHBA-në sikurse është rënë dakord mes presidentit Trump dhe Kim Jong Un më 30 qershor.

Koreja e Veriut ka zhvilluar një seri të re testesh me raketa në muajt e fundit. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.