Mbi 700 mijë pasagjerë udhëtuan me linjat detare, 5,4 % më shumë se një vit më parë

TIRANË, 27 gusht /ATSH/ Transporti detar vijon të mbetet linja më e preferuar dhe ekonomike për pasagjerët.

INSTAT publikoi të dhënat mbi transportin e mallrave dhe të pasagjerëve ku citon se, në shtatëmujorin 2019, kanë udhëtuar me linjë detare 715.797 pasagjerë, me një rritje 5,4 % krahasuar me një vit më parë.

Sipas INSTAT numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë detare në muajin korrik 2019 shënoi 232.975 pasagjerë. Krahasuar me korrikun 2018, ky tregues regjistroi rënie të papërfillshme.

Në portin e Durrësit është shënuar dhe fluksi më i lartë i pasagjerëve, krahas atyre të Sarandës, Vlorës dhe Shëngjinit, i cili në pikun e sezonit turistik regjistroi shifra disa herë më të larta se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas INSTAT në muajin korrik 2019, transporti ajror i pasagjerëve zuri 61,3 % të transportit gjithsej. /e.xh/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.