Kosovë/ Parashikimi i motit, 27 gusht

PRISHTINE, 27 gusht /ATSH/ -Moti në Kosovë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të rritur atmosferik.

Kjo situatë meteorologjike do të kushtëzojë mot me diell dhe vranësira të herë pas hershme, të cilat sot do të mundësojnë mot jo të stabilizuar dhe vende–vende me reshje të izoluara shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-16°C, ndërsa maksimalet e ditës parashikohen të lëvizin ndërmjet 31-33°C.

Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi maksimale deri 11 m/s.  /KosovaPress/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.