GJERMANI – Anulohen 130 fluturime në Aeroportin e Mynihut për arsye sigurie

MYNIH, 27 gusht /ATSH-DPA/ – Rreth 130 fluturime u anuluan në Aeroportin e Mynihut pasi një pasagjer u arratis nga një pikë kontrolli duke kaluar nëpërmjet derës së emergjencës.

“Pasagjerët do të përballen me çrregullime të trafikut ajror gjatë ditës”, njoftoi aeroporti.

I gjithë Terminali 2 dhe një pjesë e Terminalit 1 u bllokuan nga policia ndërkohë që kërkonin për individin i cili u gjet dhe që është në paraburgim.

Sipas një hetimi paraprak, pasagjeri vinte nga një vend që autoritetet e konsiderojnë të pasigurt dhe pritej të kalonte skanimin para se të hynte në një zonë tjetër të aeroportit. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.