SIDNEI – Australia parashikon censurimin e përmbajtjeve ekstremiste në internet  

SIDNEI, 26 gusht /ATSH-AFP/ – Australia parashikon të bllokojë faqet e internetit që publikojnë përmbajtje ekstremiste të dhunshme dhe terroriste, theksoi sot kryeministri, Scott Morrison duke iu referuar sulmeve të përgjakshme të kryera kundër dy xhamive në Zelandën e Re në muajin mars, filmuar nga agresorët, të cilët i publikuan pamjet menjëherë në Facebook.

Duke u shprehur në një komunikatë, ndërkohë që ndodhej në samitin e G7-s në Biarritz (juglindje të Francës) Scott Morrison nënvizoi se këto masa ishin shumë të nevojshme për të shmangur qarkullimin e këtyre lloj postimesh.

“Masakra kundër 51 besimtarëve bë dy xhami të Christchurch, në jug të Zelandës të Re, më 15 mars, ka treguar se platformat dhe faqet e internetit mund të shfrytëzoheshin për të marrë përmbajtje shumë të dhunshme dhe terroriste”, shtoi ai në një komunikatë.

“Këto lloj postimesh të urryera nuk kanë vend në Australi dhe ne do të bëjmë gjithçka është e mundur për të penguar që terroristët të gjejnë hapësira për të lartësuar krimet e tyre, veçanërisht duke marrë masa lokale dhe ndërkombëtare.

Në kuadër të këtyre masave, komisioneri australian për sigurinë në internet do të bashkëpunojë me kompanitë për të shtrënguar aksesin në faqet që përhapin përmbajtje terroriste.

Një qendër për koordinim e krizës do të ngarkohet 24 orë në 24 dhe shtatë ditë në shtatë, për të mbikëqyrur incidentet që lidhen me terrorizmin dhe ngjarjet shumë të dhunshme me qëllim për t’i bllokuar./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.