Pezullohen gjyqtarët e takimit Fiorentina-Napoli

TIRANË, 26 gusht/ATSH-A. Fortuzi/- Gjyqtarët e ndeshjes “Fiorentina” – “Napoli”, që përfundoi me rezultatin 3-4 për mysafirët, do të pezullohen për të paktën një javë nga aktivitetet sportive. Kështu ka vendosur presidenti i Agjencisë së Gjyqtarëve të Futbollit në Itali, Nicola Rizzoli.

Edhe pse gjyqtarët ndërkombëtarë, me karrierë të gjatë dhe me mjaft eksperiencë, gjyqtari Massa në fushë dhe Valeri në VAR, duket se kanë dështuar në menaxhimin e sfidës në “Firenze”, duke akorduar një 11 metërsh në dëm të “Fiorentinës” që nga pamjet filmike nuk ekziston, apo duke mos vlerësuar disa raste të tjera, si ndërhyrjen e Hysajt ndaj Ribery në fund të pjesës së dytë, duke lënë shumë për të dëshiruar.

Sipas Rizzolit, Masa dhe Valeri nuk do të jenë pjesë e gjyqtarëve që do vendosin drejtësi në ndeshjet e javë së dytë të Seria A, fundjavën e ardhshme, ku priten sfida të nxehta, si “Juventus”- “Napoli”, “Lazio”- “Roma” dhe “Atalanta”- “Torino”.

Rizzoli ka vlerësuar se gjendja e tyre psikologjike dhe fizike nuk është optimale. Vendimi për rikthimin e tyre në rreshtin e gjyqtarëve që do të arbitrojnë një ndeshje të Seria A do të merret pas ndërprerjes së kampionatit të Seria A, në përfundim të javës së dytë.

““Firence dhe “Fiorentina” meritojnë respekt”.  Nuk kam fjetur”, deklaronte mëngjesin e të dielës presidenti i ri i “Fiorentinës”, Roço Comiso. Ripashë ndeshjen dhe skuadra luajti mirë, nuk meritonim një gjykim të tillë”, tha Comisso,  I cili të dielën zhvillojë dhe një takim me drejtuesit e skuadrës “Vjollcë”, ku mësohet se ka kërkuar nga stafi përkatës të kërkojë shpjegime për vendimet e gjyqtarëve, të cilët ishin tejet të dyshimet dhe në krahun e “vjollcëve” kanë lënë një shije tejet të hidhur. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.