KINË – Baidu arrin të kalojë Google në altoparlantët inteligjentë

PEKIN, 26 gusht /ATSH-AA/ – Kompania kineze e teknologjisë “Baidu” tejkaloi gjigantin amerikan “Google” në shitjen e altoparlantëve inteligjentë, sipas raportit një raporti në lidhje me analizimin e këtij tregu.

Zyra për analizimin e tregut të teknologjisë dhe smartofnëve “Canalys” me seli në Singapor tha se “shitjet e altoparlantëve inteligjentë të Baidu shënuan rritje të shpejtë në tremujorin e dytë të vitit 2019 me 3700% nga viti në vit, duke e bërë atë prodhuesin e dytë më të madh pas kompanisë Amazon”.

Kompania, e cila operon vetëm në tregun kinez, është bërë rivalja më e madhe e prodhuesit të amerikan “Amazon”, me shitje prej 4,5 milionë njësi në tremujorin e dytë të vitit.

Falë shitjeve të modelit të tyre të fundit të altoparlantëve inteligjentë të quajtur “Xiaodu”, “Baidu” ka tejkaluar “Google Home”, i cili shihet si një lojtar ambicioz në tregun global të altoparlantëve inteligjentë.

Amazon vazhdon të udhëheqë në tregun e altoparlantëve inteligjent me pajisjen e saj të quajtur “Echo”, ndërsa “Google” radhitet në vendin e tretë me 4,1 milionë shitje. “Echo” deri më tani ka arritur në 6,6 milionë njësi të shitura. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.