TEHERAN, 26 gusht /ATSH-ANSA/- Ne nuk parashikojmë një ndryshim të regjimit në Iran, por dëshirojmë që Irani të ribëhet i pasur , deklaroi presidenti amerikan Donald Trump para gazetarëve para takimit me presidentin egjiptian në Sisi.
Presidenti iranian Hassan Rohani theksoi se për interesin kombëtar të vendit tonë duhet të përdorim çdo mjet. Nëse do ta dija se kisha një takim me dikë që mund të sillte prosperitet në vendin tim dhe të zgjidh problemet e popullit tim, nuk do të hezitoja. /os/