Griezmann udhëheq Barcelonën drejt fitores së parë në La Liga

TIRANË, 26 gusht/ATSH-A. Fortuzi/- Antoine Griezmann ka marrë në duar “Barcelonën” dhe i ka dhënë trepikëshin e parë katalanasve.

Pas dëmtimit të Messi-t, Suarez e Dembele, Griezman i vetmi sulmues i mbetur te blugranat ka marrë në dorë situatën te reparti i avancuar i blugranave dhe ka arritur të shënojë 2 gola dhe të jap një assist, duke u bërë protagonist i padiskutueshëm i përballjes në “Cam Nou” ndaj Real Bettisi. Skuadra mike kaloi e para në avantazh.

Goli i Fhekir, pas një kundërsulmi të shpejtë në minutën e 17-të shkaktoi panik në radhët e katalanëve, por në minutën e 41-të Griezmann u shërbye në mënyrë perfekte nga Sergi Roberto, për të shënuar golin e parë në La Liga me fanellën e “Barcelonës”. Por kampioni i botës nuk u ndal me kaq. Sapo nisi pjesa e dytë, lëshoi të një djathtë të kalibruar prirët me portën, duke kaluar ne epërsi skuadrën e tij dhe merituar duartrokitjet e Messit dhe Suarezit nga tribuna.

Në festivalin e golave të Barçës morën pjesë me radhë i riu Perez, Jordi Alba dhe Vidal, i futur në pjesën e dytë, pikërisht në vendin e Griezmannit, ndërsa në minutën e 79-të Loren shkurtoi diferencën në 5-2, rezultat që mbeti në tabelë edhe pas vërshëllimës së trefishtë të kryesorit.

Pas javë së dytë të La Ligas, “Barcelona” ka vetëm tri pikë, ndërsa rivalët e “Real Madrid” 4 pikë. La Liga kryesohet nga “Atletiko Madrid” dhe “Sevilla” me pikë të plota 6. /j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.