FRANCË – Trump: G7 njëzëri për çështjen bërthamore iraniane

BIARRITZ, 26 gusht /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump përshëndeti sot unitetin e G7-s për çështjen bërthamore iraniane, veçanërisht për vullnetin që Teherani të mos posedojë armë bërthamore.

“Ka një unitet të madh”, theksoi ai në samitin e G7-s që po zhvillohet në Biarritz, përkrah kancelares gjermane, Angela Merkel.

“Ne kemi arritur pak a shumë në të njëjtin konkluzion”, shtoi ai, ndërkohë që kancelarja gjermane, Merkel shtoi se negociatat për të arritur këtë objektiv po avancojnë ngadalë./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.