FRANCË – Londra premton 10 milionë stërlina për Amazonën

BIARRITZ, 26 gusht /ATSH-AFP/ – Kryeministri britanik, Boris Johnson premtoi sot në kuadër të samitit të G7-s, një ndihmë prej 10 milionë stërlinash destinuar për pyllëzimin e pyjeve të Amazonës, përfshirë nga zjarre të shumta.

Qeveria e njoftoi këtë ndihmë në një komunikatë para fillimit të seancës të samitit të G7-s kushtuar mjedisit, gjatë të cilës do të diskutohet situata në Amazonë, që ka shkaktuar shqetësim ndërkombëtar.

“Gjatë një jave, kur të gjithë pamë, të tmerruar, pyjet tropikale të Amazonës të digjeshin në sytë tanë, ne nuk mund t’i shpëtonim realitetit të shkatërrimeve që ne i shkaktojmë botës natyrore”, deklaroi Boris Johnson, cituar në një komunikatë.

Sipas shifrave të fundit, 79 513 vatra zjarri janë regjistruar në Brazil që prej fillimit të vitit, pjesa më e madhe e të cilave në Amazonë.

Nën presionin ndërkombëtar, Brazili ndërmori veprime në Amazonë duke dërguar dy avionë C-130 Hercules.

“Ndihma britanike, me vlerë rreth 11 milionë euro, do të vihet menjëherë në dispozicion për të ndihmuar për rehabilitimin e pyllit si dhe të banorëve të prekur”, theksoi qeveria.//ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.