FRANCË – Dyfishohet numri i emigrantëve të shpëtuar në La Mansh

LILLE, 26 gusht /ATSH-AFP/ – Numri i emigrantëve të shpëtuar, që prej janarit, në përpjekjeve për të kapërcyer La Manshin është dyfishuar në krahasim me vitin 2018 duke arritur në 1 451 persona, sipas një bilanci të bërë të ditur nga autoritet franceze.

Sipas këtij raporti, janë ndaluar 1 451 emigrantë, gjatë 156 përpjekjeve që prej 1 janarit, kundrejt 586 emigrantëve gjatë 78 përpjekjeve, në vitin 2018, sipas shifrave të Prefekturës Detare të Kanalit dhe të Detit të Veriut.

Numër ky, të cilit i duhet shtuar edhe ndihma ndaj 22 emigrantëve, në largësi të brigjeve të Dunkirkut (Veri), natën e së shtunës. Megjithatë, dy persona kanë rezultuar të zhdukur.

“Jemi përballë dy rreziqeve kryesore, ai që lidhet me trafikun e rënduar të kësaj autostrade detare, ku kalon 25% e trafikut detar botëror dhe ai që lidhet me rrymat e forta, me ujin në temperatura 17-19 gradë Celsius, shikueshmërinë e ulët, sidomos natën, për shkak të mjegullës, të cilave i shtohet edhe mosnjohja e detit nga ana e emigrantëve”, bën të ditur zëdhënësi i Prefekturës Detare.

“Gjatë ditëve në vazhdim”, ministri i brendshëm britanik, Priti Patel, do të bisedojë me homologun e tij francez, Kristofer Kastane, në lidhje me luftën kundër këtyre kalimeve klandestine./ e.vokopola

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.