Nata finale e Festës së Miqësisë në Berat

TIRANË, 25 gusht/ATSH/ Kryetari i bashkisë së Beratit, Ervin Demo, bën me dije se sot do të zhvillohet nata finale e Festës së Miqësisë në këtë qytet, festival ku qytetarë dhe turistë kanë festuar mes miqsh përgjatë këtyre ditëve.

Demo shkruan se “po punojmë fort që Berati të ketë larmishmëri aktivitetesh përgjatë gjithë vitit për banorët dhe turistët e shumtë që na vizitojnë”.

Festa e Miqësisë është kthyer tashmë në traditë, si dhe është një ngjarje mjaft e rëndësishme për sa i përket tërheqjes së vizitorëve, me qëllim promovimin e imazhit turistik në Beratit.

Berati njihet ndryshe si një muze i gjallë në natyrë ku “ngjizen” natyrshëm historia, arti dhe arkitektura e monumenteve dhe shënoi një rekord historik, ku vetëm gjatë muajit gusht 2018 u vizitua nga 23000 vizitorë. /m.z/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.