TAJLANDË – Manovra detare të pazakonta SHBA-Azi Juglindore në shtator

BANGKOK, 24 gusht /ATSH-AFP/ – SHBA-ja njoftoi se do të organizonte në shtator me 10 vende të Azisë Juglindore manovra detare të përbashkëta, në kuadër të luftës së influencës në rajon mes amerikanëve dhe kinezëve.

“US Navy” është tradicionalisht forca detare dominuese në rajon. Rritja e pranisë amerikane në këtë zonë ndodh në një kohë kur lufta tregtare mes Uashingtonit dhe Pekinit ka njohur një përshkallëzim tjetër.

Kreu i diplomacisë amerikane, Mike Pompeo mori pjesë në muajin gusht në një samit rajonal me 10 vendet anëtare të Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore (Asean), për promovimin e një strategjie të presidenti Donald Trump, destinuar në mënyrë të veçantë për të sfiduar Kinën./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.