Foto/ Bashkia Mirditë, transformim që nuk ka nevojë për komente

TIRANË, 24 gusht /ATSH – I. Vata/ – Programi Kombëtar i Rilindjes Urbane  ka transformuar bashkinë Mirditë, tha sot kryeministri Edi Rama ndërsa vlerësoi punën e kryebashkiakut socialist.

Kryeministri Rama solli në vëmendje albumin me foto ku duket sesi ishte bashkia Mirditë dhe si është transformuar sot në një qendër me standarde europiane.

“3D LIVE nga Bashkia e Mirditës, ku Programi Kombëtar i Rilindjes Urbane dhe puna e palodhur e kryebashkiakut socialist, kanë sjellë një transformim që s’ka nevojë për komente”, shprehet kryeministri.

Transformimi i bashkisë Mirditë ka prekur çdo lagje, rruge, parqe, lulishte dhe institucionet arsimore dhe ato bashkiake. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.