Kavajë, pastrim i territorit në rrugën hyrëse të qytetit

TIRANË, 23 gusht/ATSH/- Bashkia e Kavajës po vijon punën me ritme të larta për pastrimin e territorit nga mbetjet.

Kryetari i bashkisë së Kavajës, Redjan Krali, bën të ditur se “puna sot është përqendruar në njësinë administrative Synej, rruga Harizaj – Çorum si edhe në rrugën hyrëse të Kavajës nga ana jugore”.

Sipas tij, puna intensive vijon për t’i kthyer Kavajës pamjen që meriton.

Krali ka publikuar edhe disa fotografi se si ishte ambienti para dhe pas ndërhyrjes së bashkisë, ku vihet re se e gjithë pjesa e territorit është pastruar nga mbeturinat.

Kreu i bashkisë së Kavajës shprehet se “aksioni i pastrimit të papastërtive dhe të mbetjeve, të lëna pas dore nga ata të cilët prej muajsh bënë vajtje-ardhje Tiranën për protesta në vend që të bënin detyrën, po vazhdon me intensitet të lartë”. /k.s/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.