IRLANDË – Varadkar: Do të votojmë kundër marrëveshjes BE-Mercosur nëse Brazili nuk mbron Amazonën

DUBLIN, 23 gusht /ATSH-AFP/ – Irlanda kërcënoi sot se do të votonte kundër marrëveshjes për tregtinë e lirë mes Bashkimit Europian dhe Mercosur, nëse Brazili nuk mbron pyllin e Amazonës nga zjarret.

“Nuk ka asnjë arsye që Irlanda të votojë për marrëveshjen e tregtisë së lirë mes BE-së dhe Mercosurit, nëse Brazili nuk respekton angazhimet e tij mjedisore”, theksoi kryeministri irlandez, Leo Varadkar në një deklaratë.

“Jam shumë i shqetësuar për nivelet rekord të shkatërrimit si pasojë e zjarreve të pyllit të Amazonës këtë vit”, shtoi ai.

Ky kërcënim irlandez vjen ndërkohë që zjarret po përhapen me shpejtësi në Amazonë, me pasoja diplomatike dhe një mobilizim të mbështetësve të klimës./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.