Ilire Vinca: Po të ndërtohej një teatër i ri në vendin ekzistues, do ishte mrekulli

TIRANË, 23 gusht/ATSH/- Ilire Vinca, aktore dhe regjisore, me një sërë produksionesh të suksesshme dhe anëtare e Këshillit Drejtues të Teatrit Kombëtar të Kosovës, shprehet se po të kishte mundësi të ndërtohej një teatër i ri në vendin ekzistues do të ishte mrekulli.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pasditen e së enjtes mesazhin e aktores dhe regjisores Ilire Vinca, e cila shprehet se është pro teatrit të ri.

“Po të kishte mundësi të ndërtohej një teatër i ri në vendin ekzistues do të ishte mrekulli. Teatri është zhvilluar shumë në vendet tjera për nga ana teknike, ç’ka iu mundëson artistëve të sjellin në jetë kreativitetin e tyre, madje edhe i frymëzon për gjetje të reja. Përveç kësaj, një teatër i ri do të krijonte mundësi edhe teknike për punëtorët e teatrit dhe organizimin e shfaqjeve. Nga ana tjetër, edhe për audiencën do të ishte një freski. Uroj të bëhet sa më shpejt”, citon Kryeministri Rama, qëndrimin e aktores dhe regjisores Vinca.

/k.s/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.