FRANCË – Parisi: Lufta kundër ngrohjes kushton 1000 dollarë në vit për banor

PARIS, 23 gusht /ATSH-AFP/ – Respektimi i objektivave të marrëveshjes së Parisit mbi klimën do të kushtojë 1000 dollarë në vit për banor, deklaroi sot ministri francez i Ekonomisë, Bruno Le Maire, i cili për këtë kërkon një rifinancim të Fondit të Gjelbër për klimën.

“Ngrohja klimatike kushton shtrenjtë. Sipas vlerësimit tonë nëse do të duam të respektojmë objektivat e marrëveshjes së Parisit, do të kushtojë 1000 dollarë në vit, për banor, në vitet që vijnë”, theksoi ministri në pallatin presidencial Elize pasi u takua me aktorë ekonomikë.

“Për këtë duhet një mobilizim i të gjitha organizatave ndërkombëtare, nga Banka Botërore, tek Banka Europiane për Investim dhe ne duam që me rastin e G7-ës në Biarric, të ketë disa deklarata mbi Fondin e Gjelbër për klimën”, vazhdoi ai. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.