FRANCË – Macron tenton një ndërmjetësim për marrëveshjen bërthamore iraniane

PARIS, 23 gusht /ATSH-AFP/ – Presidenti francez, Emmanuel Macron priti sot kreun e diplomacisë iraniane, para diskutimeve me presidentin amerikan, Donald Trump, në samitin që do të mbahet nesër, në përpjekje për të shpëtuar marrëveshjen për programin bërthamor iranian.

“Takimi, parashikuar fillimisht në mëngjes, do të zhvillohet më vonë , në mesditë për shkak të axhendës”, theksoi presidenca.

“Ky takim do të mundësojë propozimin e gjërave që do të shtyjnë Teheranin të respektojë marrëveshjen, tashmë brishtësuar nga tërheqja amerikane”, theksoi presidenti francez, i cili e përmendi këtë çështje me homologun amerikan gjatë një bisede telefonike që zhvilluan këtë javë.

Kjo çështje e nxehtë, që rrezikon të ndezë Lindjen e Mesme, do të jetë në tryezën e drejtuesve të G7-s, klubi i shtatë vendeve më të industrializuara, që mblidhen nesër në Biarritz, në jugperëndim të Francës.

“Duhet të kemi diskutime në samit se si mund të menaxhojmë çështjen iraniane, do të ketë shumë mosmarrëveshje brenda G7”, nënvizoi presidenti francez, Macron duke iu referuar politikës së presionit maksimal t ëushtrua nga presidneti amerikan ndaj Teheranit./

/ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.