Britania e Madhe, stacion i radhës në MotoGP

LONDËR, 23 gusht /ATSH-AA/ – Gara e 12-të e Kampionatit Botëror të “MotoGP” do të zhvillohet më 25 gusht, ditën e diel, në Britaninë e Madhe.

Xhirot e renditjes për garën e 12-të të sezonit të “MotoGP”, që është organizimi më i rëndësishëm i garave me motorë, do të zhvillohen nesër në orën 15:10 në pistën “Silverstone” në Northemptonshjër të Anglisë, e gjatë 5,9 kilometra, ndërsa gara do të fillojë të dielën në ora 14:00.

Renditja dhe pikët e klasifikimit të pilotëve pas 11 garave të zhvilluara është si më poshtë:

1- Marc Marquez (Spanjë): 230 pikë

2- Andrea Dovizioso (Itali): 172

3- Danilo Petrucci (Itali): 136

4- Alex Rins (Spanjë): 124

5- Valentino Rossi (Itali): 103

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.