SIRI – Regjimi hap një korridor për largimin e civilëve nga Idlebi

DAMASK, 22 gusht /ATSH-AFP/ – Regjimi sirian njoftoi sot hapjen e një korridori për të mundësuar për civilët largimin nga rajoni i Idlebit, ku një fushatë ushtarake nga pushteti dhe aleati rus ka shkaktuar qindra të vdekur dhe një eksod të popullsisë.

Mbështetur nga aviacioni rus, regjimi i Bachar al-Assad ka vijuar bombardimet, pothuajse pa pushim që prej fundit të muajit prill në provincën e Idlebit dhe zonave përreth, në veriperëndim të vendit në luftë, dominuar nga xhihadistët e Hayat Tahrir al-Cham (HTS).

“Rreth 900 civilë kanë humbur jetën nga bombardimet ajrore dhe artileria në Idleb dhe zonat përreth, në duart e xhihadistëve të Hayat Tahrir al-Cham dhe kryengritësve në provincat fqinje të Alepos, Hamas dhe Lataikes”, sipas Observatorit sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH).

Korridori i njoftuar është i destinuar për banorët e një rajoni të përbërë nga disa fshatra që ndodhen mes jugut të Idlebit dhe veriut të Hamasit./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.