Agjencia Telegrafike Shqiptare

SHBA – Trump kritikon drejtuesit e markave automobilistike Ford dhe GM

UASHINGTON, 22 gusht /ATSH-ANSA/ – Presidenti amerikan Donald Trump kritikoi sot gjigantët amerikanë të automjeteve “Ford” dhe “General Motors” për politikat, sipas tij të gabuara, të ndjekura nga drejtuesit e këtyre kompanive, nëpërmjet një mesazhi të publikuar në “Twitter”.

“Legjendarët Henry Ford dhe Alfred Sloan, themeluesit e Ford dhe General Motors, po kthehen përmbys në varr përballë dobësisë së menaxherëve të kompanive të tyre që duan të shpenzojnë më shumë për automjete të pasigurta dhe që i kushtojnë konsumatorëve 3000 dollarë më shumë”, theksoi Trump duke iu rikthyer kritikave ndaj krerëve të shtëpive automobilistike që pritën ftohtë planin e administratës së tij në lidhje me ndotjen. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version