Lezhë/ Ankohet qytetari, pastrohet nga mbetjet territori në Ishull Shëngjin

TIRANË, 22 gusht/ATSH/ Pastrimi i territorit nga mbetjet mbetet një prioritet në gjithë vendin, ndaj edhe aksioni kryesor i kryebashkiakëve të sapozgjedhur është pastrimi i hapësirave publike.

Prej disa ditësh, në bashkinë e Lezhës ka nisur aksioni i pastrimit, ndërsa kryebashkiaku Pjerin Ndreu është shprehur se ky do të jetë një veprim i vazhdueshëm dhe do të ndërhyhet çdo fillimjave.

“Një qytetar që jeton jashtë vendit, nga Ishull Shëngjini, na shkruan në nr.0686694445 për shqetësimin që ka për mbeturinat atje. Sinqerisht e falënderoj. Besoj se sot kur keni kaluar nga rruga, e keni parë ndryshimin”, shprehet Ndreu.

Ai veçoi punën e mirë të qytetarit që na ndihmoi për identifikimin e problemit dhe punën e mirë të punonjësve që erdhën nga Porti i Shëngjinit dhe puna e mirë e drejtorisë së shërbimeve në bashkinë tonë, bënë një shërbim shumë të mirë në Ishull Shëngjin.

/m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.