FOTO/ Punët publike në gusht, Veliaj, Tirana gati në shtator për kthimin e shumicës nga plazhet

TIRANË, 22 Gusht /ATSH/ -Tirana do të jetë gati për të gjithë qytetarët që do të kthehen në punë dhe në shkolla nga pushimet.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka shprehur mirënjohjen e tij për mirëkuptimin e qytetarëve për punët publike që po bëhen në kryeqytet këtë gusht.

Por, ka theksuar ai, kjo është e vetmja mënyrë se si mund ta bëjmë çdo gjë gati për kthimin e shumicës nga plazhet në punë e shkolla për shtatorin.

“Shumë mirënjohje për mirëkuptimin. E di që s’është aspak komode Tirana me punë publike në çdo cep këtë gusht përcëllues, por është e vetmja mënyrë sesi mund ta bëjmë çdo gjë gati për kthimin e shumicës nga plazhet në punë e shkolla për shtatorin.  Falemnderit sërish!”, është shprehur kryebashkiaku Veliaj.

/gj.mima/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.