FOTO/ Durrës, vijon aksioni për pastrimin e rrugëve të qytetit

TIRANË, 22 Gusht /ATSH/ -Në Durrës ka vijuar edhe sot aksioni për pastrimin e mbeturinave nga rrugët e qytetit.

Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Valbona Sako u shpreh se aksioni i përditshëm i pastrimit vazhdoi sot me fokus heqjen e shkurreve dhe largimin e inerteve në lagjen 8.

Gjithashtu  ajo shtoi se ka vijuar edhe heqja e plerave të hedhura në mënyrë informale dhe në akset rrugore të zonës së ish-Kënetës për t’i siguruar qytetarëve një ambient sa më të pastër.

“Aksioni i përditshëm i pastrimit vazhdon sot me në fokus heqjen e shkurreve dhe largimin e inerteve në lagjen 8. Gjithashtu heqjen e plerave të hedhura në mënyrë informale dhe në akset rrugore të zonës së ish-Kënetës për t’i siguruar qytetarëve një ambient sa më të pastër. Të mbajmë pastër Durrësin. Ne pastrojmë ju mbani pastër”, theksoi Sako.

/gj.mima/j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.