Adresohet shqetësimi i qytetarit, pastrohen mbetjet në rrugën e Jalit

TIRANË, 22 gusht/ATSH/ Mbetjet përgjatë gjithë rrugës për në Gjirin e Akuariumit në Jalë ishin bërë një problem shqetësues për qytetarët, një prej të cilëve vendosi t’i drejtohej Kryeministrit Edi Rama.

Pas adresimit të shqetësimit të tij në numrin e telefonit të Kryeministrit Rama, pushteti vendor ndërhyri menjëherë duke pastruar zonën.

Kryeministri Rama publikoi sot mesazhin e drejtuar nga një qytetar lidhur me situatën e mbetjeve në këtë aks, si dhe foto pas ndërhyrjes së menjëhershme.

“Përshëndetje kryeministër. E di që nuk është detyra juaj, por mendova se do shqetësoheshit nga këto pamje të plehrave që në fakt ishin përgjatë gjithë rrugës për të Gjirin e Akuariumit, Jal. Si duket kampet dhe hotelet e zonës shkarkonin mbeturinat aty. Faleminderit në qoftë se e adresoni shqetësimin”, shkruan qytetari.

I menjëhershëm ishte reagimi nga institucionet përgjegjëse të pushtetit vendor të cilët bënë pastrimit e kësaj zone.

/m.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.