SHBA – Uashingtoni: OKB të zgjasë embargon mbi armët ndaj Iranit

NJU JORK, 21 gusht /ATSH-AFP/ – SHBA-ja i kërkoi sot Këshillit të Sigurimit të OKB-së zgjatjen e embargos për armët kundër Iranit, që po përfundon konform marrëveshjes së vitit 2015 për programin bërthamor iranian, nga i cili Uashingtoni është tërhequr.

“Ne po ndjekim nga shumë afër dispozitat e marrëveshjes që përfundon në tetor 2020”, deklaroi kreu i diplomacisë amerikane, Mike Pompeo, i cili e ndërmori këtë udhëtim për të marrë pjesë në një takim të Këshillit të Sigurimit për Lindjen e Mesme.

“Bëhet fjalë për embargon e OKB-së për armët dhe ndalimin për të udhëtuar kundër Ghassem Soleimani, kreu i ‘Force Qods’, degë e ngarkuar me operacionet e jashtme të Gardianëve të Revolucionit iranian”, shtoi ai.

Ky ndalim për të udhëtuar përfshin 23 persona.

“Ka ardhur koha për të zgjatur këto shtrëngime kundër kapacitetit të Iranit për të zbatuar regjimin e tij të terrorit”, paralajmëroi ai.

Fuqitë e mëdha si SHBA-ja, Rusia, Kina, Franca, Gjermani dhe Britania e Madhe arritën në vitin 2015 një marrëveshje historike me Iranin./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.