Rriten të ardhurat nga tatim fitimi me 2.6 miliardë lekë, në korrik 2019

TIRANË, 21 gusht /ATSH/- Të dhënat fiskale të Ministrisë së Financave, tregojnë se mbledhja e të ardhurave regjistroi performancë pozitive pothuajse në të gjithë treguesit saj, për muajin Korrik 2019.

Sipas informacionit zyrtar, të ardhurat e realizuara në buxhetin e shtetit nga tatimi mbi fitimin, gjatë muajit Korrik 2019 u rezultuan në rreth 22 miliardë lekë, ose 2.6 miliardë lekë më shumë se në të njëjtën periudhë një vit më parë.

Ndërsa rritjen më të madhe e ka shënuar tatimi mbi të ardhurat personale, ku janë mbledhur 26 miliardë lekë ose 5.2  miliardë lekë më shumë se viti i kaluar. e.xh/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.