Punimet në rrjet/ OSHEE: Kufizim të energjisë në disa zona të Tiranës

TIRANË, 21 gusht /ATSH/- Operatori Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, njofton se për shkak të investimeve që po zbaton në rrjetin energjetik, në datën 22 gusht do të ketë kufizim të energjisë elektrike në 7 zona të Tiranës.

Sipas OSHEE-s, zonat, ”Ali Demi”, “Xhanfize Keko” pranë shkollës “Hasan Prishtina”, “Halim Xhelo”, “Rruga Skenderbej” pranë Bllokut te Ambasadave, “Jordan Misja”, “Siri Kodra” dhe “Reshit Petrela” pranë Dispancerisë, do të kenë ndërprerje të dritave në orare 09.00- 15.00.

OSHEE bën të ditur se, rikonstruksionii punimeve përfshinë 8 kabina elektrike dhe se zonat e lartpërmendura do të preken pjesërisht nga stakimi i energjisë elektrike. e.xh/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.