Pogradec/ Së shpejti nis rindërtimi i rrugës së Tushemishtit dhe transformimi i vijës liqenore

TIRANË, 21 gusht/ATSH/ Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se “së shpejti nis rindërtimi me themel i rrugës së Tushemishtit”.

Duke folur për investimet e pritshme në Pogradec, Rama tha se “me patjetër në vijim nis transformimi i vijës liqenore në një “lungolago” spektakolare për banorët e për turistët e qytetit të Lasgushit”.

“Edhe në kalanë tjetër të lëvizjes antishtet, në Pogradec, ku punonjësit e bashkisë kishin hedhur lopatat e fshesat dhe ishin kthyer në turistë politikë, ik e eja në Tiranë me autobusët e protestave, ka nisur menjëherë pas konstituimit të kryebashkiakut të ri, pastrimi i kodrave me plehra buzë liqenit e i pluhurit e ferrave që kishin marrë rrugët…”, tha Rama.

/m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.