Agjencia Telegrafike Shqiptare

10 nxënësit më të mirë të Maturës Shtetërore 2019

TIRANË, 21 gusht/ATSH/Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini ka prezantuar 10 maturantët që shkëlqyen në maturën shtetërore të 2019-ës.

Shahini teksa ka publikuar fotot e tyre, u ka thënë se Shqipëria ka nevojë për të rinj të tillë, ku përmes punës dhe këmbënguljes ata kthehen në shembuj pozitivë e në fund marrin shpërblimin e merituar.

“Ju prezantoj me 10 maturantët që shkëlqyen në Maturën Shtetërore 2019.
Uroj të mos i ndaheni suksesit dhe të qëndroni gjithmonë në majë duke u bërë shembulli i gjallë i këmbënguljes e punës që shpërblehet me rezultat ne fund! Shqipëria ka nevojë për ju”, -thotë Shahini.

Ndër dhjetë më të mirët shihet vetëm një djalë dhe pjesa tjetër janë të gjitha vajza. z.tosku/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version