ZVICËR – Kina paralajmëron kundër një rikthimi të Shtetit Islamik në Siri

GJENEVË, 20 gusht /ATSH-AFP/ – I dërguari special i Kinës për Sirinë paralajmëroi kundër një rilindjeje të organizatave terroriste, si Shteti Islamik, në këtë vend të shkatërruar nga tetë vite luftë dhe i kërkoi komunitetit ndërkombëtar për të mos neglizhuar sinjalet e alarmit.

Xie Xiaoyan u shpreh para gazetarëve në Gjenevë pas një takimi me të dërguarin special të OKB-së për Sirinë, Geir O. Pedersen.

“Ekziston sot një rrezik që organizatat terroriste si Shteti Islamik po rilindin”, konfirmoi ai.

“Komuniteti ndërkombëtar duhet të bëjë kujdes”, shtoi ai.

Grupi i Shtetit Islamik ka pushtuar pjesë të mëdha të territoreve të Sirisë dhe Irakut në vitn 2014, ku ai ka shpallur një kalifat, por ofensivat e ndërmarra në këto dy vende i kanë dhënë fund në muajin mars.

Vizita në Gjenevë e diplomatit kinez ndodh në një kohë kur presidenti sirian, Bachar al-Assad po përgatitet të ndërmarrë, me ndihmën e aleatit të tij rus, një ofensivë të madhe kundër Idlebit, bastioni i fundit I mbajtur nga xhihadistët, në veriperëndim të Sirisë./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.