SPANJË – Madridi dërgon një anije ushtarake për shpëtimin e imigrantëve të “Open Arms “

MADRID, 20 gusht /ATSH-AFP/ – Qeveria spanjolle njoftoi sot se kishte dërguar një anije ushtarake për shpëtimin e imigrantëve të ndihmuar nga anija e OJQ-së, Open Arms, aktualisht e vendosur pranë ishullit italian të Lampedusas.

Anija Audaz  do të niset këtë pasdite në orën 17:00 dhe do të lundrojë për tre ditë deri në Lampeduza ku do të marrë në ngarkim personat e pritur nga Open Arms dhe do t’i transportojë deri në portin e Palma de Majorkas”, theksoi qeveria në një komunikatë./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.