SHBA – Pompeo: Do të preferoja që Koreja e Veriut të mos lëshojë raketa

UASHINGTON, 20 gusht /ATSH-AFP/ – Shefi amerikan i diplomacisë, Mike Pompeo paraqiti sot një mospajtim përballë rritjes së lëshimit të raketave nga ana e Koresë së Veriut, duke dalë pak kundër linjës së Donald Trump që garanton se këto teste nuk përbëjnë asnjë problem.

“Ata kanë lëshuar raketa balistike me rreze të shkurtër. Do të preferoja që të mos e bëjnë më”, tha ai për kanalin televiziv amerikan CBS.

Koreja e Veriut lëshoi të premten dy raketa, duke regjistruar lëshimin e gjashtë të këtij lloji në tre javë.

Lideri koreanoverior, Kim Jong Un njoftoi se këto testime ishin një përgjigje ndaj manovrave të përbashkëta mes SHBA-së dhe Koresë së Veriut, që Pheniani i konsideron një provokim. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.