Pogradec/ Nis puna për rehabilitimin e hapësirave publike

TIRANË, 20 gusht/ATSH/ Bashkia e Pogradecit ka nisur punën për rehabilitimin e hapësirave publike.

Kryetari i bashkisë Pogradec, Ilir Xhakolli u shpreh sot se “fillimisht ka nisur pastrimi i këtyre zonave”.

“Filluam sot nga puna me Ndërmarrjen e Punëve Publike pastrimin dhe rehabilitimin e hapësirave tek ‘Oktapodi’ dhe ish-Turizmi nga mbetjet inerte”, tha Xhakolli.

Ai tha se “pas përfundimit të pastrimit do të fillojmë rehabilitimin e zonës dhe kthimin në hapësira të gjelbëruara e çlodhëse për qytetarët dhe vizitorët e Pogradecit”.

/m.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.