Kurimi i së shkuarës, AIDSSH aktivitete në zonën e Belshit

TIRANË, 20 gusht /ATSH – I. Vata/ – Në kuadër të 23 Gushtit, Ditës Europiane të Viktimave të Regjimeve Totalitare dhe 30 Gushtit, Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve, Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit do të zhvendosë aktivitetet në Belsh.

Më 21 gusht, e mërkurë, Belsh do të hapet ekspozitë dokumentare me materiale arkivore të AIDSSH, “Persekutimi komunist në zonën e Belshit”.

Po ashtu, do të shfaqet filmi “Gratë midis dhunës dhe stigmës në komunizëm” nga Fiona Todhri, Matilda Terpollari.

Në fund do të ketë një bashkëbisedim të hapur mbi përndjekjen, demokracinë dhe qasjen tek e vërteta. Në panel Lekë Tasi, Nurije Ndreu, Fiona Todhri, Fatbardh Doko, Skënder Vrioni.

Në takim do të marrë pjesë Arif Tafani, kryetar i bashkisë Belsh, Gentiana Sula, kryetare e AIDSSH si dhe të përndjekur politikë, trashëgimtarë të atyre që vuajtën në kampin e internimit Belsh që u ndërtua nga regjimi komunist në vitin 1966.

Në shkurt të vitit 1966 u krijua reparti 315, në Belsh të Elbasanit i cili përbëhej nga mosha të reja 14 deri 24 vjeç.

Ky kamp kishte rreth 373 të dënuar dhe një personel prej 14 punonjës të cilët bënin shërbimin e detyruar. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.