Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, bashkëpunim me FSHF kundër gjuhës së urrejtjes

TIRANË, 20 gusht /ATSH – I. Vata/ – Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit për zbatimin e praktikave më të mira të FIFA-s, si diversiteti dhe antidiskriminimi.

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi shprehet se me datë 24 gusht nis zyrtarisht Kampionati Kombëtar i Futbollit, një manifestim sportiv që angazhon dhe përfshin në emocione mijëra qytetarë.

Gjatë sezonit të kaluar, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi ka regjistruar praninë e shprehjeve të urrejtjes dhe të diskriminimit etnik e racor në stadiumet tona.

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi është i gatshëm të bashkëpunojë me Federata Shqiptare e Futbollit për implementimin e udhëzuesit të FIFA-s për Praktikat e Mira të Diversitetit dhe Antidiskriminimit për të promovuar tolerancën dhe luftuar shprehjet e urrejtjes në stadiume.

Po ashtu, KMD thekson se mbrojtja kundër gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit përbën një të drejtë të njeriut, e cila duhet të sigurohet dhe në fushën e sportit. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.